Nis fluksi i emigrantëve, shtohet tjetër traget i linjës Vlorë-Brindizi

2015-08-21 0

Vlorë - Nisja e sezonit të pushimeve ka vënë në lëvizje portin e Vlorës, duke vënë në funksion edhe një tjetër traget të linjës Vlorë-Brindizi. Drejtoresha e portit të Vlorës, Fato Nuredini shprehet se për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve, është vënë në punë edhe një traget.

Madje, sipas Nuredinit në ditët që parashikohet fluks i lartë pasagjerësh, tragetet do të bëjnë edhe dy itenerare në ditë.

"Faktikisht në linjë sot është një target, kapaciteti I të cilit është mbi 1400 pasagjerë që merr. Në rastet kur do të kemi një fluks të madh të pasagjerëve do të futet në linjë edhe një target tjetër nga agjencia. Në rastet kur do të kemi fluks të madh të pasagjerëve tragetet do të bëjnë edhe nga dy rrugë, në mënyrë që t'u shërbejmë sa më mirë pasagjerëve", u shpreh Nuredini.

Ajo shton se porti i Vlorë s'ka marrë masa edhe për të shmangur vonesat në përpunimin e dokumentacioneve të udhëtarëve, duke shtuar sportelet dhe personelin në terminalin e pasagjerëve.

"Drejtoria e portit ka marrë të gjitha masat në mënyrë që të presi sa më mirë këtë flusk të udhëtarëve. Së bashku me të gjitha institucionet e tjera që operojnë në portin e Vlorës: me Policinë Kufitare, me doganën, me kapitenerinë janë marrë të gjitha masat në mënyrë që të bëhet një përpunim sa më i shpejtë i pasagjerëve dhe i mjeteve që hyjnë në portin e Vlorës nga porti i Brindizit", përfundoi drejtoresha e portit, Fato Nuredini.

Ajo thotë se fluksi i pasagjerëve pritet të rritet pas datës 20 korrik.