Maqedonia me ndihmë japoneze kundër zjarreve në pyje

2015-08-21 0

Maqedonia, me ndihmën japoneze do të luftojë kundër zjarreve nëpër pyje. Me vendosjen e një sistemi të integruar të parandalimit dhe të paralajmërimit të hershëm të rrezikut nga zjarret nëpër pyje. Kjo do të bëhet në bashkëpunim me Agjencinë japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Kompetentët konsiderojnë se do të forcohet sistemi kombëtar për koordinim dhe shkëmbimin e shpejtë e të dhënave në procesin e parandalimit të zjarrit. Në sistem janë të lidhur të gjitha institucionet që kanë kompetenca në faza të ndryshme për mbrojtjen nga zjarret nëpër pyje.

"Ky sistem është më i avancuar se sistemi japoneze dhe ai indonezian, sepse i mbulon katër komponentët e rrezikut: dobësinë, rrezikun, ekspozimin dhe kapacitetet për përballje. Sistemi japonez i mbulon vetëm rrezikun dhe kapacitetet për përballje, por ai maqedonas i mbulon të gjitha komponentët e rrezikut dhe andaj mendoj se sistemi është një kryevepër dhe sistem më i avancuar në botë", u shpreh Eisho-Sato,këshilltar në projektin.

"Shpresoj deh jam i bindur se ky projekt në të ardhem do të na ndihmoj shumë. Sistemi informativ për zjarret nëpër pyje do të na ndihmoj që Qendra për menaxhim me kriza me sukses ti realizoj masat preventive", deklaroi Zulfi Adili,drejtor i Qendrës për Menaxhim me Krizat.

Deri më tani, kishte një problem serioz në sigurimin e analizës cilësore dhe gjithëpërfshirëse, për çka konfirmim është edhe rritja e numrit të zjarreve nëpër pyje gjatë viteve të fundit. Në vitin 2010 kishte 105 zjarre, në vitin 2011 u regjistruan 390 dhe në vitin 2012 madje 430 zjarre. Bojana Simonoviq