Zaev: Letra e Gruevskit hap para drejt zgjidhjes së emrit

2015-08-21 2

Edhe lideri i LSDM opozitare Zoran Zaev e cilësoi si hap pozitiv letrën që kryeministri Gruevski ia drejtoi homologut të tij grek Antonio Samaras. Ai ka përshëndetur këtë nismë të Grevskit dhe pret që ajo të shërbejë hapa para drejt zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar të emrit. Sipas Zaevit, LSDM-ja ofron mbështetje pozitive ndaj të gjitha nismave që kanë të bëjnë me bisedimet rreth çështjes së emrit. Ai nënvizoi se Maqedonia nuk ka alternativ tjetër përveç BE dhe NATO-s. Këto komente Zaev i bëri në emisionin "Analizë" në '24 vesti'.
Deklaratë Zaev

"Si opozitë e vlerësojmë letrën si hap pozitiv, në frymën e këtij inkurajimi. Gjithçka është pozitive nëse shërben si hap drejt zgjidhjes së disa problemeve të hidhura për vendin tonë... Ky është një problem i hidhur. Është hap nga ana e kryeministrit që e përshëndes... Nuk di detaje por, gjithsesi, kjo nismë tregon se kryeministri i vendit tonë nuk ka qëndrim të njëjtë me presidentin e shtetit. Meqë dërgon letër për kompromis për gjetjen e zgjidhjes, nuk ka qëndrim të njëjtë si presidenti që tregoi qëndrimin e tij në një emision në Kanal5 ku edhe fëmijët e vegjël e dinë se ajo është diçka shumë e mirë dhe e dëshiruar por nuk është zgjidhje e problemit", tha Zoran Zaev kryetar, i LSDM. Alsat-M