Elbasan, ndotja në nivele të larta, Qytetarët: Situatë vdekjeprurëse

2015-08-21 3

Elbasan - Ndotja e mjedisit në rrethin e Elbasanit vijon të jetë një ndër shqetësimet më serioze për të gjithë banorët. Ata ankohen se jetojnë cdo ditë nën renë e tymit të ndotur të zonës industrial, ndërsa dy kompanitë private Kurum dhe ajo e ferrokromit ACR kanë hequr dorë totalisht nga sistemi I filtrave. Qytetarët kërkojnë normalizimin e kësaj situate, pasi ndotja po u shkakton atyre një sërë sëmundjesh të rënda.

Qytetarët e Elbasanit deklaruan: "Situata është shumë shqetesuese, ndërkohë që akoma vjen era e rëndë në këtë zonë. Shpresojne që pushteti i ri të bëjë dicka për ta . Sipas tyre duhet vënë dorë për përmirësimin e ambjenteve sepse situata është vdekjeprurëse

Kulmi I ndotjes arrin në orarin 18:00 deri ne 04:00 te mengjesit, ku mund të shikohet me sy të lirë se cfarë ndotje shkaktohet në qytetin e Elbasanit. Specialist theksojnë se kjo ndotje shkon 4 herë mbi normat e lejuara të Bashkimit Evropian. Muajin e fundit ka patur një shtim të ndotjes pranë ish Kombinatit Metalugjikut. Kompania Turke "Kurum" Dhe ajo e Ferrokromi "ACR", kanë hequr dorë totalisht nga sistemi I filtrave duke shtuar sasinë e blozës kancerogjene që shpërndahen në atmosferë.

Free Traffic Exchange