Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi sot nje takim me presidentin, Bujar Nishani. Takimi që ka nisur rreth orës 12:30 dhe ka zgjatur më pak se një orë.
"Ishte kënaqësi të takohesha me Nishanin, për të ndarë së bashku vlerësimet tona për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mënyrë që t'i shërbejmë të gjithë asaj përgjegjësie të përbashkët, që kërkohet për të forcuar institucionet dhe sundimin e ligjit në vend dhe për të nxitur funksionimin sa më efikas të institucioneve të pavarura dhe për të bashkërenduar të gjithë së bashku në funksion të reformave për të marrë statusin brenda këtij viti", tha Meta pas takimit.
Ky takim vjen pas takimit të djeshëm të kreut të shtetit me Edi Ramen.