Berisha mbledh kryesinë e PD Shpallen 4 kandidatët zyrtarë

2015-08-21 0

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë e partisë për të zyrtarizuar më në fund emrat që do të garojnë me njëri-tjetrin për të marrë drejtimin e partisë. Emrat kandidatë që ka lexuar Berisha janë katër: Lulzim Basha, kryetari i bashkisë së Tiranës, anëtari i kryesisë së PD, Sokol Olldashi - ministër i Punëve Publike; Astrit Sinanaj, anëtar i PD në Fier dhe Sokol Prekë Paja, anëtar i PD, dega Tiranë.

Kryetari i PD-së ka njoftuar mediat se votimi i përgjithshëm për kryetarin e ri do të bëhet më 22 korrik. ai e vlerësoi procesin si shumë korrekt dhe civil. Kurse, njeri prej kandidaturave, Lulzim Basha, tha: "shpreh bindjen time se nga ky proces do të dalim më të fortë dhe më të bashkuar."

Duke hapur mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha tha: "Dëshiroj të përshëndes me përzemërsinë më të madhe të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD, që kanë dëshmuar gatishmëri të palëkundur për t'u angazhuar në një fillim të ri të fuqishëm të PD, për t'u angazhuar në një proces, i cili është i një rëndësie vendimtare për PD dhe për demokracinë shqiptare në tërësi".

Ai ka theksuar se "është në detyrën tonë më parësore flakja mënjanë e mantelit të një force politike në pushtet, pra të pushtetarëve, përveshja e llërëve, për t'u shndërruar në opozitën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë". Sipas Berishës, PD ka sot potencialin më të madh se kurrë në historinë e saj për t'u bërë pushteti moral i vendit, për të ndërtuar, promovuar më tej vlerat dhe parimet që ajo ndan me qytetarët shqiptarë dhe partite simotra kudo në botë. "PD duhet të bëhet e vetëdijshme në çdo qelizë të saj për domosdoshmërinë jetike të rolit të saj si opozitë e fuqishme, që ecën e sigurt drejt fitores së radhës", është shprehur Berisha.

Free Traffic Exchange