Gjiknuri dhe Ibrahimi: Vendimet e qeverise në ikje, të paligjshme

2015-08-21 1

Partia Socialiste ka ngritur shqetësimin se qeveria në ikje e udhëhequr nga Sali Berisha, po merr vendime të cilat Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, i ka quajtur të pamoralshme dhe se në shtator do të rishikohen të gjitha.

Gjiknuri iu referua vendimeve të dala nga Këshilli i Ministrave, ditën e mërkurë, apo edhe mbledhja e fundit gjatë se enjtes e Këshillit Kombëtar të Territorit.

"Çdo qeveri është sovrane në vendimet që merr. Qeveria e Sali Berishës nuk ka më legjitimitet për të qeverisur. Do të thotë që çdo vendim do të rishikohet në funksion të programit të cilët votuan shqiptarët dhe në funksion të interesave publike. Interesat publike janë nëpërkëmbur gjatë kësaj kohe dhe kjo qeveri prapë po vepron me papërgjegjshmëri dhe populizëm për të përplasur qeverinë e re me objektivat për të cilat ishte votuar, me dëmin që po vazhdon t'i bëjë Sali Berisha me vendimet që vazhdon e merr", tha Gjiknuri.

Shqetësimin për këto vendime që po merr qeveria në ikje e kanë ngritur edhe konstitucionalistët. Gent Ibrahimi në një intervistë për mikrofonin e TV "A1 Report" duke u ndalur te një prej vendimeve të marra në Këshillin e Ministrave, konkretisht për përcaktimin e procedurave për njohjen ose fitimin e shtetësisë shqiptare nga personat me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës, Ibrahimi e ka cilësuar të paligjshëm.

Duke parë vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave më duket se ka një kapërcim të fushës së veprimit dhe të autorizimit që jep ligji. Në qoftë se ligji specifikon se kush mund të marrë shtetësinë shqiptare dhe në çfarë kushtesh duket sikur këtë e merr përsipër ta bëjë edhe vendimi i Këshillit të Ministrave. Sajon një kategori të re, që është kategoria e shqiptarëve që janë të tillë me origjinë, por që jetojnë në vendet e BE-së. Ka një rregullim eksnova, nga e para, një rregullim që s'e ka bërë vetë ligji, që e bën në vetvete problematik këtë vendim të Këshillit të Ministrave dhe në kundërshtim me ligjin tek i cili ai do të duhet të bazohet.

Ndërsa sa i takon vendimeve të tjera që qeveria ka ndërmarrë, si rritja e pagave pensioneve apo edhe vendimet e marra në Këshillin Kombëtar të Territorit, Ibrahimi i ka cilësuar si kufizuese të qeverisë së ardhshme. Pasi duke ju referuar manualeve të tranzicionit edhe në vende të tjera të Europës, qeveria në ikje merr natyrë kujdestare dhe nuk duhet të kapërcejë të drejtën morale.

Unë nuk pres dhe nuk propozoj që qeveria në detyrë të vegjetojë për dy muaj, kurrsesi. Por nga ana tjetër vendime të cilat moralisht kufizojnë lirinë e gjykimit dhe veprimit të qeverisë pasardhëse, e cila është legjitimuar tashmë për të qeverisur shqiptarët për 4 vjet, janë të papranueshme. Jemi në kontekstin e një loje politike ku palët kërkojnë të maksimalizohen në avantazhet e tyre, dhe avantazhi i vetëm i të qenit në ikje e sipër është në ajo që ju e quajtët lënia e topit në derën e pasardhësit, kështu që nuk e përjashtoj që vendimet e fundit të qeverisë të ...