Kreu i ri i PD, Berisha: Heshtni askujt favore, ta zgjedhë vota

2015-08-21 0

TIRANE - Kryetari i PD-së,Sali Berisha, i ka d?7rguar sot një mesazh të gjithë drejtuesve të Partisë Demokratike që "asnjë drejtues në asnjë nivel partiak apo qeverisës të mos prononcohet publikisht apo jo publikisht për shkak te postit që ka në mbështetje të një kandidati të caktuar."

Mesazhi - porosi i Berishës është publikuar në faqen e Fb të kësaj partie dhe titullohet "Mesazh i kryetarit në detyre te PD, Prof. Dr Sali Berisha." Në të, Berisha shprehet se gara per kryetarin e PD nisi sot me shpalljen e kandidatures se pare. Ajo eshte e hapur per çdo anetar dhe anetare te PD qe deshiron te konkurroje per lider te Partise Demokratike."

Gjithashtu, kreu i demokratëve sqaron se "diten e enjte kryesia e PD do te mblidhet per vleresimin dhe shprehjen e mbeshtetjes se saj per kandidatin apo kandidaturat qe mendon se meritojne te mbeshteten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do te thote se jashte mbeshtetjes se kryesise se PD anetar apo anetare te PD mund te pengohen dhe nuk mund te konkurrojne per kryetar te Partise Demokratike. Dallimi i vetem eshte se ata nuk do jene kandidatura zyrtare te kryesise se PD."

Free Traffic Exchange