BERAT- Berati, qyteti që mbrohet nga UNESCO duket se këtë vit do të presë turistët me atmosferë zgjedhjesh, ndonëse është përmbyllur prej ditësh ky proces.
Pjesë të ndryshme të qytetit të një mbi një dritareve janë të veshura ende me postera dhe shkrime elektorale.
Kjo është panorama që kanë lënë partitë politike pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ku në muret e pallateve, apo edhe mbi godinat e qendrave shëndetësore kanë mbetur sërish posterat e kandidatëve për deputetë të partive kandidate.
Sic duket askush nuk ka marrë masa për heqjen e posterave, duke e lënë ende me atmosferë zgjedhjesh ne qytetin e Beratit I cili në këtë periudhë vizitohet nga mijëra turistë.
Edhe në qytetin e Vlorës atmosfera e zgjedhjeve duket se ka mbetur e gjallëruar ashtu si pak ditë para 23 qershorit. Sic duket, posterat, flamujt, billbordet nuk janë hequr nga rruhët kryesore të qytetit bregdetarë.
Atmosferë zgjedhjesh ka edhe nëpër lagjet kryesore të Vlorës, ndërsa pushuesit do ta gjejnë qytetin të mbuluar nga posterat e kandidatëve për deputetë dhe ngjyrat përkatëse të partive kandidate.