Konkurset e Qeverisë për punësim kanë koncept të gabuar. Në këto konkurse pranohen edhe maqedonasit edhe shqiptarët, andaj edhe mund të dështojë përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në Institucione shtetërore. Kështu shprehen ekspertja për të drejtat e njeriut Mirjana Malevska dhe profesori Hasan Jashari, duke komentuar kështu deklaratën e një dite më parë të zv/kryeministrit Musa Xhaferi i cili tha se nuk mund të arrihet përfaqësimi i shqiptarëve nëse paralelisht punësohene dhe maqedonas.
"Shumë është e komplikuar formula dhe tani për këtë formulë z. Xhaferi nuk ka çfarë të ankohet në opinion pasi nuk ka kush i ndihmon, ata janë në pushtet, me Gruevskin janë partnerë të koalicionit ku edhe do të duhet të merren vesh se si kjo vërtet formulë e vështirë të zgjidhet d.m.th nëse nuk mund të aplikohet formula 'virus on game', maqedonas të largohen nga puna kurse shqiptarë të punësohen, atëherë cila është metoda tjetër dhe si do të ballafaqohemi me rritjen e administratës, si do të funksionojë ajo, të jetë efikase, mos të qëndrojnë kot njerëzit", tha Mirjana Malevska, eksperte për të drejtat e njeriut.
"Shqiptarët nuk kanë qasje se sa maqedonas punësohen kurse maqedonasit vendosin dhe kanë qasje se sa punësojnë për vete dhe sa shqiptarë lejojnë të punësohen.....Gjërat janë renditur keq edhe në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit gjërat nuk janë precizuar mirë dhe Sekretariatin për implementimin e MO-së nuk duhet të udhëheq BDI-ja por ajo duhet ti lihet VMRO-DPMNE-së dhe prej asaj të kërkohen përgjegjësi", deklaroi Hasan Jashari, profesor.
Analisti Petar Arsovski thotë se nëse Qeveria dëshiron të realizojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, atëherë duhet të mbyllë sytë dhe të punësojë më shumë shqiptarë dhe më pak maqedonas.
"Duhet të kemi njëfarë diskriminimi pozitiv kur bëhet fjalë për punësimin e shqiptarëve gjatë periudhës që vjen pasi edhe më tej duhet të rritet numri i shqiptarëve që pranohen gjatë çdo punësimi. Administrata publike e Maqedonisë gjithsesi se është e stërngarkuar dhe barë për buxhetin por kjo nuk ka të bëjë asgjë me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve", theksoi Petar Arsovski, analist.
Zv/kryeministri Musa Xhaferi tha dje se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve nuk mund të jetë i suksesshëm nëse në vazhdimësi punësohen edhe qytetarë maqedonas.
"Unë nuk jam kundër, por mendoj se paraqet fotografi të njëanshme. Duhet t'i shohim dy anët e medaljes. Nëse në atë garë në vazhdimësi pranohen edhe maqedonas ne nuk do ta arrijmë qëllimin. Ajo në një far mënyre është sikur ne të vrapojmë në një piramidë që nuk ka fund, nuk ka mundësi që ta përballoj buxheti", deklaroi Musa Xhferi - zv/kryeministër për implementimin e MO-së.
Edhe të dhënat e fundit nga Raporti Vjetor i Avokatit të Popullit për vitin 2012, flasin se pjesa më e madhe e institucioneve nuk e kanë arritur nivelin e kënaqshëm të përfaqësimit të bashkësive etnike që nuk janë shumicë. Niveli i pakënaqshëm i respektimit të parimit të përfaqësimit të drejtë dh...