Itali, qytetarët besojnë te Papa për të luftuar korrupsionin

2015-08-21 1

Itali - Italianët kanë shprehur optimizëm se Papa do të jetë në gjendje ti japë fund korrupsionit në bankën e Vatikanit.

"Diçka po ndryshon, ne ishim duke shpresuar për këtë dhe tani ajo po ndodh," u shpreh një qytetar i Romës. Të gjitha mediat italiane kanë komentuar sot në faqet e tyre dorëheqjen e Drejtorit dhe zëvendës drejtorit të bankës së Vatikanit.

Ky veprim i tyre vjen pas arrestimit të një kleriku të lartë italian me akuzat për korrupsionin dhe mashtrim. Paolo Cipriani dhe Massimo Tulli dhanë dorëheqjen e tyre në interesin më të mirë të institutit dhe Selisë së Shenjtë'' thuhet në një deklaratë të Vatikanit.

Tre ditë më parë u arrestua imzot Nunzio Scarano i cili në bashkëpunim me dy të tjerë dyshohen se kanë sjellë në Itali 20 milion euro në mënyrë të paligjshme. Scarano, një prift nga Italia e jugut, ka punuar për vite si një kontabilist i lartë për departamentin e Vatikanit njohur si APSA (Administrata e trashëgimisë së Apostolike).