PS feston krijimin dhe fitoren Rama:Tani, qeverisje me nder

2015-08-21 0

TIRANE - Partia Socialiste ka festuar këtë mbrëmje, 22-vjetorin e themelimit të saj, ditëlindje që iu bashkangjit fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit. Në praninë e mbi 1200 të ftuarve në hotel "Sheraton", themelues dhe të rinj të PS-së, trup diplomatik e figura të politikës, kryetari i PS-së, Edi Rama, uroi të pranishmit "Gëzuar rilindjen e Shqipërisë!"

"Ai e nisi fjalën e tij me falenderimin e atyre njerëzve që kontribuan në fitoren e së majtës pas tetë vjetësh në opozitë. "Lejomëmi të falenderoj sot aleatët tanë e veçanërisht Ilir Metën personalisht që bënë që interesi i Shqipërisë të fitonte mbi ndasitë e së shkuarës midis nesh. Jam i bindur që koha do ta provojë edhe në qeverisje atë që 23 qershori provoi edhe në zgjedhje. PS dhe LSI janë dy parti që bënë histori në këtë vend,"- tha ai.

"Unë u zgjodha kryetar i PS-së 7 vjet e gjysëm më parë duke vendosur një sërë objektivash si forcë e re me një vizion dhe skuadër të re. Ndeshëm pengesa të madha: u vodhëm në zgjedhje, u goditëm me baltë, u tronditëm prej cinizmit përreth. Bëmë një grevë urie unikale vetëm për lirinë e zgjedhjeve. Humbën katër jetë të pafajshme njerëzish që sot do jenë më të qetë aty ku prehen, por që nuk do jenë kurrë të qetë pa drejtësinë.