S'ka rritje pagash e pensionesh Berisha nuk mban premtimin

2015-08-21 0

TIRANE - Asnjëherë tjetër më parë, qeveria e drejtuar për tetë vjet nga Sali Berisha nuk kishte refuzuar të rriste pagat dhe pensionet, duke realizuar, më tepër, një indeksim me shifrat e inflacionit, ndërkohë që fuqia blerëse binte më shpejt se sa rriteshin ato. Por, këtë vit, edhe pse e shpalli me një Vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, nuk do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve, të paktën për aq kohë sa të jetë në fuqi qeveria në detyrë. Udhëzimi i ministrit të Financave, që pritej të dilte dje, pa të cilin nuk mund të kryhet lëvizja buxhetore që kërkohet para se të vendoset disbursimi i shumës shtesë për shpenzime të tilla jo të vogla, nuk ka dalë në Fletoren Zyrtare.