Sequi: Kroacia, shembull për Shqipërinë që synon BE-në

2015-08-21 0

TIRANË -- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi dhe ambasada kroate zhvilluan sot një takim për ngjarjen e ditës, hyrjen e Kroacisë në BE në të cilin u diskutua rruga e Kroacisë për në BE dhe qëllimi i Shqipërisë për të qenë anëtare.

Ambasadori Sequi theksoi në fjalën e tij ndër të tjera: "Shoh që ka shenja që kultura politike ka lëvizur nga konfrontimi në kompromis dhe kjo është vërtet shumë e rëndësishme dhe mund ta ndihmojë Shqipërinë në synimin e saj drejt BE-së. Unë mendoj që zhvillimet konstruktive që kemi parë janë vërtet kuptimplote."

Ai tha: "Jemi sot këtu për të festuar rezultatet që ka arritur Kroacia, rezultat i një angazhimi shumë të madh politik dhe Kroacia është një shembull edhe për Shqipërinë.BE-ja apo Europa nuk është thjesht një koncept gjeografik por një produkt i historisë dhe është pikërisht kjo që i jep legjitimitetin gjithë kësaj. Dhe një nga mundësitë e mëdha të BE-së është ajo për të lëvizur njerëzit, produktet, idetë. Jemi me të vërtetë shumë të kënaqur që këtë moment shumë të veçantë mund ta festojmë këtu në Qendrën e Informimit të BE-së, që janë kthyer tashmë në "shtëpinë" e BE-së."