Kroacia, vendi i 28-të në BE

2015-08-21 8

Duke u argëtuar me "Odën e gëzimit", himnit zyrtar të Bashkimit Evropian, me mijëra kroatë festuan bashkimin me familjen evropiane. Mirëseardhje zyrtare, u dëgjua pikërisht në mesnatë nga sheshi i Zagrebit "Ban Jalaçiq".

"Të dashur miq , mirë se erdhët në Bashkimin Evropian", tha Hoze Manuel Baroso, kryetar i Komisionit Evropian.

"Ne jemi vend me njerëz racional, për veten real dhe për rolin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Kroacia e di se prej sot nuk do të jetë në vend tjetër. Mbetemi aty ku jemi, por me përgjegjësi të tjera- t'ju ndihmojmë vendeve të rajonit të arrijnë kriteret e BE-së", u shpreh Zoran Milanoviq, kryeministër i Kroacisë.

Pas hyrjes zyrtare në Union, në pikët kufitare u shpalos flamuri i BE-së dhe tabela për anëtarësim në Evropë.

"Deri dje policia e Kroacisë mbronte 4,5 milion banorë, por prej tash do të mbrojmë 500 milion banorë të Unionit. Hapi ynë i radhës për disa vite është të jemi anëtare e Shengen -- zonës", tha Vlado Dominiq- Shef i policisë kufitare.

I pari që kaloi kufirin në Kroaci ishte qytetar i Beogradit, i cili me këtë rast mori shumë dhurata, prodhime kroate.

Funksionarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe një pjesë e kabinetit qeveritar kroat hapën selinë e BE-së në Zagreb.

"15 vite më parë në rajon dhe në Kroaci, kishte luftë të tmerrshme. U shkelën të drejtat e njeriut. Por, sot i urojmë mirëseardhje në familjen tonë të madhe", deklaroi Martin Shulc, kryetar i Parlamentit Evropian.

Pasi emocionet u qetësuan kroatët me qëndrime të ndryshme nga ajo që presin nga e ardhmja evropiane.

"Mendoj se do të jetë e dobishme. Do të na imponohet përgjegjësi më e madhe, punë e disiplinë më e madhe. Kjo është më e rëndësishme", tha Mladen Knez, banor i Zagrebit.

"Gjithçka është e mundur, mund të jetë më mirë, dhe këtë ua dëshiroj të gjithë bashkëqytetarëve të mijë, pro nuk mundet dhe nuk do të jetë ashtu", u shpreh Mirko Ivançan, banor i Zagrebit.

Anëtarësimi i Kroacisë ndodh pas 22 viteve nga shpallja e pavarësisë nga Ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Ky është vendi i dytë nga RSFJ-së që bëhet anëtare e Unionit, pas Sllovenisë e cila iu bashkëngjit bllokut në vitin 2004. Bisedimet për anëtarësim, kroatët i filluan në tetor të vitit 2005, e i mbaruan në vitin 2011. Ky është zgjerimi i parë i BE-së pas vitit 2007, kur u anëtarësua Bullgaria me Rumaninë. Petar Bllazhevski