Vrasja e balerinës, prokuroria çon në gjykatë dosjen e Kuliçajt

2015-08-21 9

TIRANE- Prokuroria e kryeqytetit mbyll hetimet për ngjarjen tragjike 2 muaj më parë në pub Dream City, ku humbi jetën balerina Sonila Tafa dhe u plagos shoqja e saj. Për vdekjen e Tafës organi i akuzës ka gjetur fajtor Artur Kuliçaj dhe ka dërguar në gjykatë dosjen në ngarkim të tij.

Sipas prokurorisë akuza për Kuliçajn është vrasje me dashje ndaj një apo më shumë personave, pasi nga hetimet paraprake ka rezultuar se përdorimi i armës nga Kuliçaj është bërë i paramenduar.

Lajmi konfirmohet nga grupi hetimor për A1Report, ndërsa burimet theksuan se gjithçka ka nisur pasi Artur Kuliçaj i njohur dhe si i afërmi i numri 2 të policisë së shtetit është ndjeri i fyer nga truprojet dhe për këtë arsye është hakmarrë duke qëlluar ndaj tyre me automatik.

Nga dinamika e ngjarjes, Kuliçaj sëbashku me shokët të cilët e shoqëronin mbrëmjen e 7 prillit në lokalin Dream City janë konfliktuar me disa të rinj. Të dy grupet janë nxjerrë jashtë ndërsa pas qetësimit të situatë truprojat kanë lejuar vetëm një palë të rihyn në diskotekë.