GJIROKASTER - Pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, komapnia ÇEZ Shpërndarje ka nisur një aksion blic për verifikimin e linjave dhe debitorëve në qarkun e Gjirokastrës. Ajo çka bie në sy është fakti se aksioni është përqëndruar kryesisht në zonat e njohura si bastionet e majta, siç janë Tepelena, Memaliaj, apo edhe Saranda. Drejtori i faturimit të ÇEZ Shpërndarje, Erald Zeneli i cilësoi këto zona si më problematike dhe se do të merren masa për ndërprerjen e energjisë elektrike për të gjitha ata konsumatorë që nuk kanë shlyer detyrimet financiare.