Ristovski: Dënime shkollave që injorojnë notat nga testimi ekstern

2015-08-21 0

Përkundër problemeve të shumta gjatë testimit ekstern, ministri i arsimit Spiro Ristovski paralajmëroi sanksione për të gjitha shkollat që do të japin dëftesat pa notat e këtij testimi. Sipas tij shkollat të cilat i japin dëftesat pa notat e testimit ekstern ato do të sanksionohen konform ligjit dhe më pas do të detyrohen të japin dëftesa tjera me notat e testimit ekstern. Deri tani siç njoftoi ministri Ristovski, nuk ka ndonjë paralajmërim nga ndonjë shkollë për bojkot të shënimit të notave të testimit ekstern në dëftesat shkollore.

"Jo unë personalisht nuk kam dëgjuar se ka ndonjë bojkot mirëpo besoj se askush nuk është i gatshëm të eksperimentoj me ligjin pasi ligji është I qartë dhe janë paraparë sanksione për ata që nuk e zbatojnë ligjin gjegjësisht nuk do i japin dëftesat ashtu siç është rregulluar me ligj. Ajo është shkelje e ligjit. Është e mundur dikush të mendoj e ndoshta dikush edhe do të tentoj të jep dëftesa pa notat e testimit ekstern por ato shkolla do të sanksionohen dhe do të duhet sërish të japin dëftesa të reja me notat nga testimi ekstern. Përfundimisht nota nga testimi ekstern duhet të jetë pjesë përbërëse e dëftesës", deklaroi Spiro Ristovski ministër i arsimit.

Sipas ministrit, në vjeshtë pritet të dalin rezultatet e para për kualitetin e mësimdhënësve dhe materies së ligjëruar duke bërë krahasimin e notës së mësimdhënësit dhe notës nga testimi ekstern e cila do të përcillet edhe me dënime.

"Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar në muajt e ardhshëm do të punohet rreth saj dhe diku në vjeshtë do të mund të dalim me rezultate e para rreth kualitetit të mësimdhënëseve gjegjësisht me kualitetin e materies së ligjëruar nga mësimdhënësi adekuat dhe krahasimi mes notës që ka shënuar gjatë vitit dhe nota që del nga testimi ekstern", tha Spiro Ristovski ministër i arsimit.

Në shumë shkolla janë paraqitur probleme të shumta gjatë testimit ekstern për të cilat kanë reaguar edhe prindërit. Ndër problemet më të theksuara ishte notimi me notë të dobët për tërë gjeneratën në shkollën e mesme teknike 'Nace Bugjoni' në Kumanovë dhe ata të shkollës së mesme 'Pançe Karagjozov' në Shkup. Kjo për shkak të problemeve me softuerin i cili nuk i ka lexuar përgjigjet e mbi 250 nxënësve të shkollës së mesme të mjekësisë Pançe Karagjozov në Shkup dhe 170 të shkollës së mesme teknike në Kumanovë. Për këtë shkak deri te qendra shtetërore për provime janë adresuar mijëra ankesa nga nxënësit. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange