Vdekja e Lucas, Prokuroria i komunikon akuzën Simonçinit

2015-08-21 1

TIRANE - Pas 9 muajve hetime nga organi i akuzës, mjeku italian i akuzuar për vdekjen e pacientit Luca Olivotto zyrtarisht merret i pandehur. Prokuroria e Tiranës i komunikoi sot akuzën për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekje, mjekut italian Tullio Simoncini. Vendimi është marrë nga prokurori i cështjes i cili i ka komunikuar personalisht Simoncinit akuzën për mjekim të gabuar ndaj pacientit të tij Italianit 27 vjecar, i cili kishte ardhur në Shqipëri me shpresën për tu kuruar nga sëmundja e kancerit, por humbi jetën pas mjekimit me sodë buke në një spital privat në tiranë.