Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi ishte në shënjestër të akuzave të opozitës shqiptare në seancën e sotme të llogaridhënies së qeverisë. Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu e quajti Besimin zv/kryeministër i euro-dështimeve dhe akuzoi atë se është përgjegjësi kryesor për disfatën e Maqedonisë në Samitin e BE-së.
"Integrimet pësuan fiaskon e radhës dhe pas çdo dështimi që vjen në qershor disa vite me radhë çdo herë këtë ta BDI-së thonë se ani se kaloi qershori vjen dhjetori...Duhet ta dinë ata se për të filluar negociatat për anëtarësimin në BE duhet të ndërrohet emri. Duhet të përmbushen kriteret të shumta një ndër ata është rregullimi i shqiptarëve në Maqedoni, gjyqësia, partizimi i administratës, media të lira të pavarura të ketë demokraci me një fjalë. Çfarë po bëni ju në këtë drejtim si zv/kryeministër për euro-integrime dhe subjekti i juaj politik BDI. A ju pyet dikush për euro-integrimet? Nëse jo pse pranoni të luani rolin e të qenurit kukull në qeveri?", tha Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.
Por zv/kryeministri Fatmir Besimi u kundërpërgjigj se procesi i euro-integrimeve dhe i zgjidhjes së çështjes së emrit nuk është vetëm përgjegjësi e një subjekti politik apo pushtetit por i gjithë aktorëve politik në vend. Ai u bëri thirrje për një unitet më të madh të gjithë faktorëve në këtë proces.
"Këto nuk janë përgjegjësi apo e drejtë vetëm e një subjekti dhe vetëm institucioneve qeveritare por janë përgjegjësi e të gjithë institucioneve brenda vendit, respektivisht edhe subjekteve politike, qofshin ato brenda koalicionit, apo të opozitës, pasi interesi i integrimit të vendit në BE dhe NATO është interes strategjik. Në këto tema duhet të jemi të gjithë të bashkuar me qëllim që të mund të ecim përpara, duke zgjidhur temat e hapura në këtë drejtim, për integrimin e vendit në BE", u shpreh Fatmir Besimi, zv/kryeministër për euro-integrime.
Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu ndërkaq pyeti Ministren e brendshme Gordana Jankullovska për aksionin policor në një klub nate në Shkup në të cilin, sipas tij, në shënjestër ka qenë Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti. Po kjo e fundit mohoj të ketë ndodhur kjo.
"Ministri i drejtësisë para disa ditësh sipas disa mediave është kapur me një lokal me armëmbajtje pa leje dhe thonë se ka pasur edhe drogë. Kërkojë informatë për aksionin policor në klubin e natë të ashtuquajtur 'Sheri' në parkun e qytetit të Shkupit ku është implikuar Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe njerëzit e tij?", u shpreh Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.
"Më 21 e muajt të 6 në orët e para të mëngjesit në një aksion të koordinuar mes pjesëtarëve të policisë, DAP-it, inspeksionit të punës dhe tregut është kryer kontrolli ndaj klubit të natës që gjendet në parkun e qytetit..gjatë kontrollit të një personit është gjendur një materi pluhuri të panjohur të mbështjellë në një bankënotë 500 denarësh, personi është ndaluar dhe dërguar në stacion policore të Kisella Vodës, te një person tjetër është gjetur një armë pa leje i ...