TIRANE - Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë e saj. Kreu i dorëhequr, Sali Berisha foli për një fillim të ri të PD-së si dhe për zgjedhjen e lidershipit të ri. Berisha tha se kreu i ri Demokratëve nuk do të zgjidhet nga kongresi i PD-së, por do të zgjidhet nga anëtarët e partisë.