Topi: Demokratët të gjejnë kurajo për riformatim të së djathtës

2015-08-21 0

TIRANE- Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe përmbylljes së procesit të numërimit të votave, kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, ka falenderuar qytetarët shqiptarë për pjesëmarrjen në votime. Në një konferencë për shtyp, Topi tha se votuesit shqiptarë ndëshkuan me votë qeverinë aktuale. Duke vlerësuar dorëheqjen e Berishës nga postet drejtuese në PD, kreu i FRD shtoi se duhet vijuar me një reflektim të së djathtës shqiptare.