TIRANE- Dritan Dajti jep versionin e tij për vrasjen e ndodhur më 7 gusht 2009. Siç pat deklaruar më parë se do të fliste pas zgjedhjeve, Dritan Dajti rrëfeu sot në sallën e gjyqit versionin e tij të vrasjes së 4 policëve gjatë operacionit për arrestimin e tij, 4 vjet më parë. "Saimir Duçkollarin nuk e kam vrarë unë, atë e ka vrarë me breshëri automatiku Flamur Gashi". Sipas Dajtit, Duçkollari ka qenë në fund të automjetit tip Tuareg dhe është qëlluar nga pas shpine. Një tjetër version ka prokuroria e cila thotë se Duçkollari është qëlluar sapo ka hapur derën e automjetit për të neutralizuar Dajtin i cili ishte person në kërkim dhe duhej të arrestohej.