Zgjedhjet 2013, A1 Report dhe www.shqiptarja.com, te paret ne dhenien e rezultateve

2015-08-21 55

TIRANE- Për herë të parë në Shqipëri, Televizioni "A1 Report" nëpërmjet projeksionit ka dhënë rezultatet qark më qark dhe në rang kombëtar në kohë reale. Krahasimi kuti për kuti me të njëjtat zhvillime në zgjedhjet e 2009-ës ka pasqyruar me saktësi rezultatin që në momentet e para të numërimit të votave.

Ky sistem që përdoret për zgjedhjet nga CNN, BBC, etj; përcjell tek publiku në kohë reale projeksionin sesi do jetë rezultati përfundimtar. Me saktësinë dhe shpejtësinë e dhënies së rezultateve, e përkthyer në numër mandatesh për çdo qark, për çdo subjekt politik dhe për koalicionet, si dhe e krahasuar në të njëjtën kohë me rezultatet e zgjedhjeve 2009, "A1 Report" arriti një numër rekord teleshikuesish.

Me profesionalizëm dhe me shpejtësi të dhënies se rezultatit, "A1 Report" arriti të mbërthejë pranë ekranit dhe faqes së webit, qytetarët shqiptarë.

Nuk ka munguar grafika e pasur si në televizion, ashtu edhe në faqen e webit, ku ketë të fundit e kanë klikuar rreth 300 mijë vizitorë në ditë.

Transmetimet maratonë me spikerat Mira Kazhani, Edvin Parruca, Andi Kapxhiu dhe Mirjeta Ngjela, nisën në orën 6 .00 të mëngjesit të ditës së diel, për të vijuar pa ndërprerje për 4 ditë me radhë.

Një rrjet i tërë gazetarësh, operatorësh e bashkëpunëtore të tjerë kanë mbuluar në mënyrë kapilare të gjitha qendrat e votimit, numërimit, selitë e partive politike, si dhe institucionin më të lartë të administrimit të zgjedhjeve, për të informuar publikun e gjerë minutë pas minute me anë të lidhje live nga terreni.

Nuk ka munguar analiza e Drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit "A1 Report", Ilir Babaramo dhe figurave të tjera të larmishme, të cilët vinin për të përcjellë opinionet në studion qendrore të televizionit "A1 Report", por edhe në ato të ngritura në Vlorë dhe Durrës.

Drejtoresha e gazetës print "Shqiptarja.com", Anila Basha, nga qarku i Vlorës ku kandidonte kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka sjellë për publikun ngjarjet e para nga situata zgjedhore.
Puna voluminoze kulmoi me deklaratat përfundimtare të kundërshtarëve politikë mbi rezultatin e së dielës, rezultat i cili në selinë e PD dhe PS u ndoq edhe nëpërmjet ekranit të "A1 Report".

Kjo ishte vetëm sfida e parë, për të tjerat mos e ndani shikimin nga "A1 Report".

Free Traffic Exchange