SHBA Obama përshëndet ligjin për martesat gay

2015-08-21 6

SHBA - Presidenti amerikan Barack Obama ka përshëndetur vendimin e nxjerrë nga Gjykata Supreme për ligjërimin e martesave të së njëjti gjini. Paneli i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë votoi 5-4 në favor të martesave gay.

Menjëherë pas votimit pro Obama nëpërmjet një deklarate zyrtare tha se vendimi është historik pasi është një hap drejt barazisë. Është fshirë ligji diskriminues që trajtonte çiftet gay si qytetarë të serisë B thuhet në këtë deklaratë. Vendimi i Gjykatës Supreme pro martesave shfuqizoi të mërkurën një dispozitë ligjore të mbrojtjës federale të aktit të martesës, njohur si DOMA që lejonte vetëm martesat mes një gruaje dhe një burri.

Përkrahësit e martesave të homoseksualëve që ishin mbledhur para Gjykatës së Lartëpas vendimit brohoritnin Brohoritjet "Amerika" dhe "Faleminderit". Ndërsa për kundërshtarët e martesave gay shprehën zhgënjim pasi ata thonë se mbrojnë vlerat etike të martesës tradizionale.