Kuvendi miraton marrëveshjen mes protestave të Vetëvendosjes

2015-08-21 0

PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës ratifikoi mes tensionesh dhe pas disa orësh marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Për Marrëveshjen kanë votuar 84 deputetë, tre ishin kundër dhe një abstenim.

Aktivistë të Vetëvendosjes dhe deputetë të saj tentuan të pengojnë ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur më 19 prill. Seanca është ndërprerë për shkak të tensionit të krijuar në Parlamentin e Kosovës.

Disa deputetë fillimisht u dhunuan fizikisht nga aktivistë të Vetëvendosjes të cilët ishin vendosur para derës së Parlamentit dhe kërkonin të ndalonin deputetët. Madje protestuesit nuk lejuan as ambasadoren e SHBA-së në Prishtinë Tracey Jacobson të hynte në parlament.

Free Traffic Exchange