Arvizu takon Ramën dhe Metën: Bëni tranzicion të qetë e të butë

2015-08-21 0

TIRANE - Ambasadori i SHBA-së Alexander Arvizu u takua paraditen e sotme me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në selinë e PS-së dhe më pas, edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Në të dyja selitë, Arvizu ka shkuar me të njejtin mision: Të sugjerojë një tranzicion të qetë e të butë të pushtetit dhe të afirmojë mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë dhe qeverinë e saj të re.

ARVIZU NE SELINE E PS, TAKOHET ME EDI RAMEN
Takimi i parë që nisi në orën 11:00 u realizua në selinë e PS-së, me kryetarin Edi Rama. Pasi takimit, Arvizu deklaroi për mediat: "Me kreun e PS-së patëm një diskutim substancial për dy gjëra të rëndësishme: "E para, që të kryhet një tranzicion i butë dhe i rregullt dhe e dytë, më e rëndësishmja, të ripohojmë angazhimin e fortë të SHBA-së se duan të jenë partnere me Shqipërinë."

PAS BISEDIMEVE NE LSI, PRONONCIMI ARVIZU-META
Në orën 12:00, ambasadori amerikan u takua edhe me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta në godinën e LSI-së. Në përfundim të bisedës me Metës, Arvizu sërish theksoi se ka biseduar të njëjtat çështje si me Ramën, që i konsideronte të rëndësishme: Zhvillimin e një tranzicioni të qetë të pushtetit dhe afirmimin e SHBA-ve si mbështetëse të Shqipërisë në rrugën e tyre të integrimit.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, nga ana e tij tha: "I shpreha ambasadorit edhe një herë tonë, synimin tonë për të përmbushur të gjitha angazhimet në respekt të Kodit dhe Ligjit, për të vazhduar marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta me SHBA-në në prioritet që ne kemi me të si vend strategjik dhe aleat i NATO-s. Kjo, sidomos në prioritet, si pavarësia e institucioneve, konsensusi sa më i gjerë në përmbushjen e gjithë reformave në integrimin e Shqipërisë në BE etj.

Ne shpresojmë shumë në mbështetjen e SHBA-ve në këtë perspektivë të re europiane të Shqipërisë, që ka marrë shtysë edhe nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe se ky partneritet do ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit dhe do t'i bëjë SHBA-të edhe më krenare për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë për në NATO dhe BE," - përfundoi ai.