Presidenti egjiptian bën thirrje për pajtim

2015-08-21 2

Egjipt - Presidenti egjiptian Mohamed Morsi ka paralajmëruar se trazirat e vazhdueshme po kërcënojnë paralizimin e vendit. Në një fjalim që shënonte vitin e tij të parë në detyrë, zoti Morsi pranoi se kishte bërë disa "gabime" dhe i propozoi kundërshtarëve të tij një rol në ndryshimin e kushtetutës së re. Por, presidenti gjithashtu i fajësoi ata pasi kishin kryer një komplot kundër tij duke u përpjekur për të sabotuar demokracinë.

Fjalimi i presidentit vjen pak ditë para mbajtjes së një proteste kombëtare të thirrur nga opozita më 30 qershor.
Trupa ushtarake janë vendosur në qytete anembanë vendit pasi janë lajmëruar protesta të mëdha për kërkuar largimin e tij. Përpara fjalimit të zotit Morsi, përleshjet vdekjeprurëse shpërthyen në qytetin verior të Mansoura.

Dy persona u vranë dhe 170 u plagosën në luftimet midis përkrahësve të Morsi-t dhe kundërshtarëve të qeverisë.
Morsi, një anëtar i Vëllazërisë Myslimane, u bë presidenti i parë i Egjiptit islamik më 30 qershor 2012. Pas fitores së tij zgjedhjet konsiderohen si të lira dhe të ndershme. Viti i tij të parë si kreu i shtetit ka qenë i njollosur nga trazira të vazhdueshme politike dhe nga një ekonomi në ulje.

Free Traffic Exchange