Të rinjtë shkodranë festojnë për PS-në pa mbaruar numërimi

2015-08-21 2

SHKODËR - Nuk kishte përfunduar akoma zyrtarisht numërimi i votave në qarkun e Shkodrës kur një grup të rinjsh të angazhuar në fushatën e Partisë Socialiste i ka kërkuar deputetit Tom Doshi të festojnë në shesh fitoren e PS-së.

Në mënyre spontane, të rinjtë nga të gjitha anët e qarkut të Shkodrës janë mbledhur në sheshin "Nënë Tereza" dhe kanë nisur të festojnë. Qindra makina kanë parakaluar të zbukuruara me simbolet e Rilindjes dhe Partisë Socialiste, duke krijuar një atmosferë festive në Shkodër.

Festa ka marrë përmasa të tjera kur në shesh ka mbërritur drejtuesi politik i fushatës së PS-së, deputeti Tom Doshi, të cilit i është bashkuar kandidati Zef Çuni dhe Paulin Stërkaj, i cili sapo kishte mbërritur në Shkodër nga Malësia e Madhe ku Rilindja u shpall fituese.

Festa e fitores së Partisë Socialiste ka kulmuar aty ku nisi, në sheshin "Nënë Tereza" për të vijuar më pas në grupe më të vogla në lokalet e qytetit, pjesa më e madhe e të cilave kanë qëndruar hapur deri në orët e para të mëngjesit.

Free Traffic Exchange