Pengmarrja e biznesmenit italian dorëzohet në polici shqiptari i dytë

2015-08-21 2

TIRANE - Një i shumëkërkuar nga interpoli për akuzën e pengmarrjes së një biznesmeni italian në fund të 2012 është vetëdorëzuar sot në mëngjes në komisariatin e Krujës. Emiljano Shota në një prononcim për Tv A1 Report tha se po dorëzohej pasi ishte penduar për atë që kishte kishte bërë. Sipas policisë Emiljano Shota, nga Bila e Fushë Krujës, është kapoja i bandës i cili mori peng biznesmentin Italian Andrea Calevo në Genova të italisë në fund të dhjetorit 2012 dhe u mbajt peng për 15 ditë rresht duke kërkuar si shpërblim tetë milionë euro. Ndërkohë që të hënën e 24 qershorit u arrestua kushëriri i tij Lorenc Shota, por u arratis disa orë më pas nga ambinetet e komisiariatit. Policia vazhdon kërkimet.

Free Traffic Exchange