Tiranë -- Kur pala tjetër po feston me brohoritje, këngë e valle për fitoren, Partia Demokratike ka nisur "spastrimin" e flamujve që kishte vendosur në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Simpatizantë të PD kanë filluar heqjen e banderolave ku shkruhej 'Voto 44'. Kanë kaluar dy ditë që nga dalja e fundit e kryeministrit Berisha para mediave dhe kjo në heshtje nënkupton humbjen e këtyre zgjedhjeve. Ky verdikt përforcohet akoma më shumë edhe me heqjen e flamujve, ku mesa duket Partia Demokratike e ka pranuar rezultatin.