Laç, shkëmbim zjarri në qendër vriten vëllezërit, 3 plagosen

2015-08-21 2

LAÇ -- Dy të vdekur dhe një 3 plagosur nga një shkëmbim zjarri në qendër të qytetit të Laçit paraditen e sotme. Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se ka patur një shkëmbim zjarri mes vellezerve Syziu dhe kushërinjve Krosi, të cilët janë arrestuar pas ngjarjes në tentativë per t'u larguar megjithëse ishin të plagosur. Biznesmeni Lek Syziu, 60 vjeç dhe i vëllai i tij Pal Syziu, 45 vjeç, janë vrarë ndërsa janë plagosur autori Arben Krosi 43 vjeç, kushëriri i tij Eri Krosi 26 vjeç si dhe Ndrec Prendi 56 vjeç, kalimtar i rastësishëm. Vrasja ndodhi në para prokurorisë tek lokali pronë e vëllezërve, rreth orës 10:30