Orë vendimtare në PD pritet fjalimi i Berishës

2015-08-21 1

TIRANE - Janë orë vendimtare për Partinë Demokratike. Mësohet se gjatë paradites kryeministri Berisha është takuar me presidentin Nishani, ndërsa burime të A1 Report bëjnë të ditur se kryeministri po përgatit fjalimin për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve të së dielës.Mësohet se pas takimit me kreun e shtetit, Berisha priti në kryeministri kryetarin e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe më pas ky i fundit është drejtuar në presidencë ku ndodhet aktualisht. Në orën 12:58 TVA1 Report transmetoi momentin kur Basha largohet nga presidenti. Pas takimit të Bashës me Nishanin pritet mbledhja e kryesisë së PD-së Kryeministri Sali Berisha nuk është dukur në selinë e Partisë Demokratike që prej mbrëmjes së të dielës.