Krujë - Arratiset pak orë pasi u arrestua i shumëkërkuari nga Interpoli dhe policia shqiptare, Lorenc Shota. Ai u kap paraditen e së hënës nga policia e Tiranës dhe ju dorëzua komisariatit të Krujës, nga ku u arratis, në rrethana ende të mistershme.
Lorenc Shota me pseudonimin Tetri, në bashkëpunim me grupin që e drejtonte kushëriri i tij, Emiljano Shota akuzohet për pengmarrjen e biznesmenit italian Andrea Calevo.
Ngjarja është shënuar në fund të vitit 2012, ku banda e mbajti peng biznesmenin për 15 ditë rresht, duke kërkuar si shpërblim tetë milionë euro.
Mesditën e së hënës, Lorenc Shota arriti t'i shpëtojë policisë, ndërsa në ndjekje të tij i javë në pas forca të shumta policie.
Ndërkohë, njëri prej policëve, Agim Daci, është vetëplagosur me armën e tij, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.