Llopat, familja 15 anëtarëshe pa kulm mbi kokë

2015-08-21 18

Ky është Jasiri motak, i cili një fije floku i shpëtoi zjarrit që dy ditë më parë bëri shkrumb e hi shtëpinë ku ai kishte lindur dhe jetonte bashkë me 15 anëtarë, në fshatin Llopat të Kumanovës. Njollat nga zjarri akoma vëreheshin në fytyrën e tij të butë e të bardhë, ndërsa lotët nuk i ndaleshin teksa kërkonte ushqim. Deri tani, po ushqehet vetëm me domate që sjellin fqinjët. Nëna e Jasirit me lot në sy na rrëfeu momentin kur zjarri kishte kapluar shtëpinë. Ajo bëri apel për ndihmë ndaj gjithë atyre që kanë mundësi, qoftë në materiale ndërtimore, veshmbathje, ushqime dhe çfarëdo ndihme tjetër.

"Të parën herë e mora nji kofë me ujë, për së dyti më ra kofa, çka me bo tash, prej zotit, tash nëse kanë mundësi njerëzit me na ndihmu mir, nëse jo prap faleminderit, pik së pari ju falënderoj juve që keni ardh këtu me na yshyr, me na pa...Këtu kemi jetu me dy soba, në hodnik kemi nejt, unë kam flejt në shupë, çka me bo kallaballëk..për mu boll, çka me thanë, për mu boll është keq, mu pas djeg burri ose fëmijët mu çka mu deshke jeta, po shyqyr zotit jo, teshat i kemi pas, nuk na ka mbet kurgjë, veç këto tesha na kanë mbet..Tash në këtë dit të sotme është shumë keq edhe shumë rëndë për mu, po afrohet edhe Ramazani, me çef e pritsha Ramazanin ama ja se çfarë më ndodhi", tha Selvije Selimi.

Kryefamiljari Nijazi Selimi bredh lartë e poshtë nga mërzia e tragjedisë. Ai tha se të ardhura nuk kanë prej askund, e vetmja punë që kishte bërë ishte ngarkimi dhe shkarkimi me karrocë kuajsh, por për fat të keq në këtë tragjedi ishte djegur edhe kali.

"Nuk kam prej askund, nji kali që e kam pas edhe ai është djeg, me at i kam rujt fëmijët krejt tash prej nga me marë, edhe me ble nji kali tjetër nuk po kam....Bashkë me vëllezërit 15 anëtarë jemi kanë, krejt në këtë shtëpi, kushtet i kemi pas të vështira që prje mori, jam mundu me hakat me punu e mi rritë, masandej zoti të ju ndihmojë edhe djemve edhe mu. A keni marë ndonji ndihmë? Jo, nuk kemi marë, nuk jepshin më kërkonin shumë dokumente...Unë këtu bashkë me vëllezërit, me djemt e mëdhej, ku me shku nuk mundesh më ngushtu askend, këtu jam tu flejt..Hiç pa bukë, ku të hajsh, as nuk po të haet buka. A keni diçka për ushqim? Kemi diçka diçka, krejt tjerat janë djeg, ku me i marë", deklaroi Nijazi Selimi, kryefamiljar.

Gjatë kohës që ekipi i Alsat qëndroi në këtë familje, fqinjët mundoheshin të pastronin mbeturinat që kishte lënë zjarri pas. Për momentin familja Selimi nga fshati Llopat i Komunës së Likovës do të vazhdojë të qëndrojë në këtë dhomë të improvizuar dhe të rrethuar me plastmasë. Për fat të keq, aty do të vazhdojë të rritet edhe Jasiri bashkë me vëllezërit dhe motrat e tij, në kushte mjerimi dhe varfëri, larg lodrave dhe veshmbathjeve të bukura. Melihate Rustemi



Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje, në të holla ose materiale ndërtimore mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni:



+389 71 643 613



Nijazi Selimi, fsh...