TIRANE- Një rast i paprecedent ka ndodhur në një qendër numërimi në Tiranë që ndodhet në shkollën 9-vjeçare "Bajram Curri", KZAZ-në nr.33. Gjashtë punonjës të ÇEZ-it me makinë kanë hyrë fshehurazi brenda në oborrin e KZAZ-së nr.33 dhe komisionerët e PS-së i kanë kyçuar ata brenda dhe kanë njoftuar policinë. Ata kanë mundur të largohen me shpejtësi nga prapa shkollës. Policia ka shpallur në kërkim Igli Çelën, që dyshohet se ka dëmtuar materialet. Zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, një oficer i policisë gjyqësore dhe dy juristë
të PS-së po hetojnë nëse ka prova nga ky denoncim nga PS. Ata kanë qënë të shoqëruar prej dy kandidatëve të PD-së, Arben Qirjakos dhe Tahir Muhedinit. Pas incidentit të ndodhur rreth orës 16:00 deri tani ora 18:00 procesi i numërimit ende nuk ka nisur ndërsa grupi hetimor po bën verifikimin e rastit nëse personat kanë mundur të hyjnë aty ku ndodheshin kutitë e votimit apo jo.