Blushi: Opozita e re quhet PD Berisha ka arsye të lërë teserën

2015-08-21 1

TIRANE - Kandidati i Partisë Socialiste Ben Blushi në një intervistë telefonike për tv A1 Report thotë se Berisha tani duhet të lërë teserën e PD-së pasi i ka dhënë Partisë së tij rezultatin më negativ në histori. Blushi thotë se tashmë është e sigurtë se PD është partia në opozitë dhe se me mazhorancën e re reformat do të ecin më shpejt. "Fitorja është shumë e thellë. Plebishit. Një gjë shtë e sigurtë Berisha ka humbur. Shpresoj që ky rezultat të ruhet dhe të kemi një mazhorancë të bollshme dhe për shkak të këtij komoditet të bëjë reforma të shpejta. Jam e bindur se me këtë do kemi më shumë reforma dhe ekonomia do të marrë më shumë frymë. Kjo është gjëja më e sigurtë.