TIRANE- Spartak Ngjela kreu i partisë "Ligj dhe Drejtësi", pjesë e koalicionit të majtë tha se shqiptarët me këto votime kanë rilindur dhe i bëri thirrje Berishës të pranojë humbjen sa më parë. Në një prononcim nga selia PS-së Ngjela tha se ndodhej aty për ti uruar fitoren Ramës dhe se koalicioni i majtë kishte fituar. "I urova Ramës me gjithë zemër fitoren. Kjo nuk ishte fitore vetëm e opozitës është fitore e madhe që në fillim të këtij shekulli populli shqiptar gjen rrugën drejt lirisë dhe demokracisë duke larguar një regjim barbar dhe oriental. Këto votime do të jenë çlirimi përfundimtar i të gjithëve",-tha ai.