Mediat e huaja: "Mbyllja e Votimit, çështja kyçe e Shqipërisë"

2015-08-21 0

TIRANE - Mediat e huaja kanë kushtuar vëmendje të veçantë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Gjigandi i mediave "BBC" e nis artikullin me titullin : "Mbyllja e Votimit, çështja kyçe e Shqipërisë". Dy partitë politike kryesore të Shqipërisë kanë vetëshpallur fitoren në zgjedhjet që shihen si një provë vendimtare të përparimit të vendit drejt anëtarësimit në BE. Agjencia e lajmeve "Reuters" në analizën e saj mbi vendin tonë shkruan se të dy palët politike vetëshpallen fitues ndërkohë që zgjedhjet po shikohen nga afër nga Perëndimi me shqetësim mbi demokracinë e vendit anëtar të NATO-s.