Huliganët maqedonas rrahin 4 të rinj, pa asnjë arsye

2015-08-21 3

Një grup prej 40 huliganësh maqedonas, të cilët kanë protestuar dje kundër javës së LGBT-së në Shkup, kanë rrahur pa arsye 4 të rinj në Qendër të Shkupit. Të rinjtë kanë përfunduar me lëndime të dukshme trupore në spital. Për Alsat M ka dëshmuar një prej të rrahurve, Sherif Rexhepovski, i cili tha se janë sulmuar pa asnjë arsye deri sa po shëtisnin në Qytetin e Shkupit. Babai i Sherifit shprehet i revoltuar dhe kërkon nga organet e rendit që të identifikojnë sulmuesit duke shfrytëzuar kamerat e vendosura në qendër.