Plazhet e Strugës këtë vit do të kenë më shumë mbikëqyrje nga komuna. Nga koncesionerët do të kërkojë më shumë kujdese për plazhet dhe hapësirat që u janë dhënë. Naser Iljazi nga sektori për turizëm në Komunën e Strugës na njofton se përveç ruajtjes së hapësirës të brigjeve të liqenit, komuna do të ndalojë dhe do të mbikëqyri mjetet e vogla motorike që lundrojnë në brendi të plazheve.
"Te plazhet publike, në një takim dje me kapitenin dhe me kryqin e kuq të Strugës, u vendosën edhe rregullat,që ato të respektohen edhe në uji nga mjetet motorike sa jam i informuar u vendos vendimi që prej më 1 korrik të ndalohen të gjitha mjetet motorike,deri në ora 19:00 në mbrëmje, për shkak të sigurisë të njerëzve në uji", tha Naser Iljazi, sektori për turizem në Komunën e Strugës.
Pushuesit që kanë zgjedhur Strugën, mbetën të kënaqur me plazhet qe ajo ofron, por edhe për ta janë shqetësuese mjetet e shpejta lundruese në afërsi të bregut të liqenit.
"Për plazhin në Strugë këtë vit me duket shumë më pastër dhe ka më rregull prej viteve tjera. Për lundrimet,anijet ,këtë se pëlqej duhet të ndalet. Më tepër duhet ti dhënë rëndësi për keta motorrët e ujit,ka fëmijë dhe duhet të ndalohen", u shpreh turist nga Kosova.
"Unë për çdo herë zgjedh plazhin e Strugës,sepse mendoj që plazhi i Strugës është më i pastër dhe më i mirë. Vijmë shpesh në Strugë me familjen,vijmë shpesh", tha pushues nga Tetova.
"Mendoj se ka një përmirësim shumë më të madh se vjet. Mendoj se edhe shumë njerëz që nuk anë ardhur,tani vijnë më shpesh,është një intervenim i bukur,para 4 - 5 viteve kishte shumë papastërti dhe nuk e ruanin ambientin. Mjetet e lundrimit mendoj që janë pak."-tha një pushues nga Gostivari", deklaroi pushues nga Gostivari.
Struga gjatë viteve të fundit është futur në një sfidë me ardhmërinë turistike të saj, zyrtarët vendor thonë se në të ardhmen do të investoj dhe do lonojnë që Struga të njihet si një vend me më perspektivë turistike në Ballkan dh Evropë. Durim Etemi