ROSKOVEC - Procesi i votimit në Roskovec është monitoruar sot nga zv/ambasadori amerikan i akredituar në Tiranë, Henry Jardine. Ai është shprehur se situata është e qetë dhe se do të vëzhgojë edhe qendra të tjera votimi në rang qarku. "Deri tani këtu në Roskovec ska pasur probleme. Ne do të shkojmë në disa zona. Shpresoj që të jetë proces i qetë, i lirë dhe transpartent",-tha Jardine.