TIRANE - Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në qytetin e Laçit, ku u vra komisioneri i LSI-së dhe u plagos kandidati i PD-së, ka reaguar edhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. "Autorët do të dalin para përgjegjësisë. Do të hetojmë të gjitha rastet. Nuk do të nxitohemi në dhënien e konkluzioneve pa përcaktuar shkaqet që çuan në këto ngjarje",-ka thënë ai, pasi hodhi votën. Veç kandidatit të PD, në ngjarjen që ndodhi rreth orës 8.50 minuta të mëngjesit të sotëm, mbetën po ashtu të plagosur edhe dy persona të tjerë. Sipas policisë ka pasur debat të ashpër më pas është qëlluar me automatik. Dy autorët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.