Shkodër, kamera mbi dhomën e fshehtë, bllokohet votimi

2015-08-21 2

SHKODËR -- Kamera e sigurisë së bibiliotekës që qytetit ka monitoruar dhomën e fshehtë të qëndrës nr.295, ku zgjedhësit përcaktonin votën e tyre. Pikërisht ky fakt që u konstatua nga vetë qytetarët çoi në dyshime të forta për qëllimet për të cilat mund të ishte vendosur kamera. Si rrjedhim, procesi i votimit u ndërpre dhe nisën debatet ndërmjet komisionerëve për rastisjen e kamerës apo vendosjen e saj në mënyrë të qëllimshme që të filmonte votën. Si rrjedhim, ajo u hoq në mënyrë demonstrative dhe procesi rifilloi.