Rama: Policia s'ishte në krye të detyrës

2015-08-21 0

LAC- Kryetari i PS-së, Edi Rama, që nga qyteti i Laçit, ka akuzuar drejtorin e Policisë për bashkëpunim me forcat kriminale dhe i ka kërkuar atij të ndahet nga ai bashkëpunim dhe njëhërësh, të distancojë prej tyre edhe forcat e policisë që udhëheq. "I them drejtorit të Policisë të ndahet përfundimisht nga ky flirt i patolerueshëm me forcat kriminale dhe ta ndajë policinë nga ky bashkëpunim duke e vënë në shërbim të qytetarëve dhe zgjedhjeve. Është një domosdoshmëri, sepse e kemi hasur këto orët e fundit një përpjekje të tillë, sepse ata e kanë kuptuar që edhe veriu do të vendosë bashkë me pjesën tjetër të vendit për ndryshim, Incidentin e Laçit, kreu i PS-së e konsideroi si një përpjekje të pushtetit për të trembur njerëzit dhe larguar ata nga qendrat e votimit, pasi qeveria e ka kuptuar se edhe veriu do t'I bashkohet pjesës tjetër të Shqipërisë për rilindje.

Free Traffic Exchange