Presidenti Nishani voton familjarisht, djali i tij për herë të parë

2015-08-21 3

TIRANE - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani votoi familjarisht në qendrën e votimit numër 1766 në gjimnazin "Andon Zako Çajupi". Mësohet se djali i Presidentit, Ersieli18-vjeçar, votoi sot për herë të parë. Pas votimit, ai deklaroi: "Sot do të bëja një urim të posaçëm për ata që votojnë për herë të parë, sepse ne kemi edhe djalin sot që voton për herë të parë dhe i uroj "Paçin dorën e mbarë për fatet e vendit!" Gjithashtu, uroj që incidente të tilla si ai i Laçit të mos shënohen. U drejtoj një mesazh qytetarëve që partitë dhe ideologjitë janë të ndryshme, por ne jemi një komb, jemi vetëm një. Ne duhet të nxjerrim një qeveri që në radhë të parë të kujdeset për jetën e njerëzve, pra bëj thirrje për qetësi. Thirrja ime është për ata qytetarë që janë angazhuar në administrimin e zgjedhjeve, sepse ata meritojnë një përgëzim për atë përgjegjësi që kanë marrë e ka të bëjë direkt me fatet e vendit," - tha ai.