I vihet eksploziv makinës së prokurorit të Vlorës Dorian Tafili

2015-08-21 1

VLORË - Një shpërthim ka tronditur lagjen "Pavarësia" në Vlorë, rreth orës 00:50 një sasi eksplozivi ka shpërthyer duke dëmtuar makinën e Prokurorit të Rrethit Vlorë, Dorian Tafili. Si pasojë e shpërthimit makina tip "Wolksvagen Golf 4" me targa VL 0615 D ka pësuar dëmtime të lehta në pjesën e përparme nga shpërthimi, nuk ka pasur persona të plagosur. Korrespondenti i TV A1 Report Armand Xhelili informon se në momentin e shpërthimit, makina ishte e parkuar në parkingun përpara pallati ku banon prokurori Dorian Tafili.

Free Traffic Exchange