A1 Report dhe Shqiptarja.com: Ja si do të mbulojmë zgjedhjet

2015-08-21 2

TIRANE - Nëse doni të dini rezultatin paraprak të zgjedhjeve mjafton të ndiqni televizionin A1 Report, apo të klikoni në faqen online www.shqiptarja.com
dhe në çdo moment do të informoheni në kohë reale. Falë bashkëpunimit të A1 Report dhe Shqiptarja.com do të vijnë me një sërë risish për shikuesit dhe përdoruesit e internetit. Drejtori i Informacionit Ilir Babaramo shpjegon se në të gjithë qarqet janë shpërndarë vëzhguesit e televizionit të cilët do të raportojnë në kohë reale rezultatet paraprake. Ndërkohë që stafi i A1 Report, i gazetës print Shqiptarja.com dhe faqja e saj online do të funksionojnë si një ekip i vetëm për të sjellë në kohë reale rezultatin paraprak të zgjedhjeve të së dielës, por edhe pasqyrimin minutë pas minute të votimit në të gjithë vendin.

Free Traffic Exchange