Temperatura të larta deri të mërkurën

2015-08-21 0

Temperaturat e larta i detyrojnë qytetarët që shpëtim të kërkojnë në hije dhe pishina. Shumë të rinj vendosën këtë fundjavë të freskohen nëpër pishina kurse ata qytetarë të cilët fundjavën e kalojnë nëpër rrugët e nxehta thonë se shpëtim kërkojnë në pirjen e lëngjeve.

"Pimë më shumë ujë".

"Evitojmë të ngrohim, shkojmë nën hije".

Kamera e Alsat M e vizitoi plazhin e qytetit "Ura e Gurit" ku kishte numër të vogël vizituesish të cilët kishin vendosur të freskohen. Nga Enti hidrometeorologjik thonë se edhe ditët e ardhshme na presin temperatura të larta dhe mot jostabil në orët e pasdites kurse freskim paralajmëruan për të mërkurën.

"Freskim do të ndjehet të mërkurën, temperaturat e mëngjesit edhe më tej do të jenë të larta, por temperaturat maksimale të mërkurën dhe të enjten do të jenë më të vogla për 4-5 gradë, edhe më tej në orët e pasdites do të mbaj mot jostabil me shi të rrallë", tha Boris Sekirarski, sinoptik.

Për nesër paralajmërohet mot më i ngrohtë me temperaturë prej 38 gradë. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë të respektohen rekomandimet dhe të evitohet dalja në diell prej orës 10 deri 17, të mbahen rroba të ndritshme dhe të konsumohen më shumë lëngje.

Nga Instituti i Shëndetit Publik apelojnë qytetarët që të mos dalin jashtë pa nevojë

'Rritja e temperaturave ka shtuar numrin e pacienteve më probleme kardiake si dhe ata me sëmundje tjera kronike që kërkojnë ndihmën e mjekut. Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), këshillon qytetarët që t'i shmangen ekspozimit në diell nga periudha kohore ndërmjet orës 10:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites. Pacientë më të goditur janë ato me sëmundje kardio-vaskulare, me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut apo ato pacientë me sëmundje kronike në përgjithësi. Po ashtu, kjo ndikon te pjesa më e ndjeshme e popullatës, si te të moshuarit dhe fëmijët", thuhet në njoftimin e dërguar nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Shaban Memeti. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange