Pas publikimit të lajmit në Alsat M për gjendjen e vështirë në të cilën jeton familja Fetahu nga Balindolli i epërm, Shoqata humanitare Mëshira në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe disa banorë, kanë filluar ndërtimin e shtëpisë për këtë familje pesë anëtarësh, e cila deri më tani ka jetuar në një dhomë, të cilën ua kishte falur xhaxhai i tyre. Anëtarët e kësaj familje shprehen të lumtur që më në fund edhe ata do të kenë një shtëpi.
"Shumë mirë ndjehemi tash e falënderoj Alsatin mëshirën që na ndihmuan i falënderoj të gjithë që na dhanë mundësinë se kemi shumë gjendje të keqe unë nuk di si të ju falënderojë na ndihmoni ti dalim në fund", tha Nifka Fetahu, zonja e shtëpisë.
"Siç e shihni punët po ecim me intensitet të madh, falënderojmë se pari kreun e Komunës së Gostivarit i cili na ndihmoi me disa mjete financiare dhe gjithë qytetarët që na kanë përkrah. Kemi nevojë sërish për tulla çati e gjëra tjera kështu që iu apeloj të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë t`na kontaktojnë dhe t`vijmë direkt te familja.Nëse kështu ecin punimet për Bajram besojmë që familja do jetë në shtëpinë e re", deklaroi Haki Lushtaku, menaxher i SH H 'Meshira'.
Por, gëzimi më i madh për këtë familje ka qenë edhe plotësimi i ëndrrës për Shadien e vogël e cila deshi një kompjuter.
"Jam mësuar pak më mëson edhe motra ime dhe i lëshoj këngët, ma solli një burë nga Zvicra u gëzova shumë", tha vajza Shadie Fetahu.
Punimet për ndërtimin e shtëpisë për familjen Fetahu, pritet të përfundojnë për festën e Bajramit, me qëllim që këtë festë të madhe fetare, familja Fetahu ta festojë në shtëpinë e tyre të re. Bashkim Sulejmani